Zhvilluar dhe shërbeu në 3D-in. Të gjitha të drejtat e rezervuara www.south-east.info.

JugLindje 24-7 fotomaratonë do të thotë dhjetë fotografi rreth dhjetë termeve, të cilat brenda 24 orëve do të zhvillohen në shtatë qytete të Evropës juglindore.

Çka e bën qytetin, ku unë jetoj, qytet timin? Çfarë është tipike për shtetin dhe regjionin ku unë jetoj? A është urbane apo rurale, më dinamike apo më e ngadalshme, e gjelbërt apo gri?

13 dhe 14 Shkurt 2010 – nga ora 11 deri në 11 – Juglindje 24-7 ju fton në një fotomaratonë ndërkombëtare, e cila do të mbahet njëkohësisht në shtatë qytete të Evropës Juglindore. Pjesëmarrësit mund të konkurrojnë në mënyrë individuale ose në grupe. Krejt çka duhet është: sy i mprehtë, kreativitet, 24 orë kohë dhe një aparat dixhital.

Dhjetë fjalët do të shpallen me 13 shkurt në ora 11, pastaj në të njëjtën kohë, në shtatë qytetet do të ipet sinjali për të filluar. Të gjithë pjesëmarrësit kanë vetëm 24 orë për t’i shndërruar fjalët në fotografi.

Për të marrë pjesë në ‘Juglindje 24-7’, ju mund të regjistroheni deri më 11 shkurt 2010 ne webfaqen: http://pristina.south-east.info/ („kontakti“) ose të dërgoni e-mail: lucia.zimmermann@south-east.info

Fotografitë më intersante, më kritike e komike do të shfaqen me 13 mars në Prishtinë, dhe fotografia më mirë për çdo fjalë do të shtypet në një set kartolinash postare. Fotografitë më të mira nga të gjitha shtatë qytetet do të shkojnë në konkursin ndërkombëtar dhe në fillimit të prillit 2010 do të shfaqen në ekspozitën finale në Pécs – Hungari, si pjesë e "Pécs European Capital of Culture 2010". Autorët e fotografive më të mira do të ftohen në hapjen e ekspozitës në Pecs.

Fotomaratona fillon më 13 shkurt në ora 11, në Qendrën Multimedia, Prishtina. Ejani dhe sjelleni aparatet dixhitale. Në 11 secili pjesëmarrës do t’i marrë 10 termet (fjalët). Pastaj secili ka 24 orë kohë të bëj fotografi për fjalët përkatëse dhe prej atyre të zgjedhin nga një foto për secilën fjalë.

Do të takohemi prapë ditën tjetër, në ora 11 (14 shkurt) në Qendrën Multimedia. Fotografitë e zgjedhura nga ju duhet të jenë gati deri atëherë, në CD ose së bashku do t’i shkarkojmë në kompjuterët e qendrës.

Kërkesat teknike janë: JPEG, 300 dpi,10 см x15 см – 20 cm x 30 cm

Fotografitë duhet të emërohen kështu: Numri i fjalës_fjala_qyteti_emri dhe mbiemri/emri i ekipit.jpg